Një nënë nga Durrësi, është filmuar, teksa dhunon fëmijën e saj të vogël në mënyrë kafshërore, në mes të lagjes.
Ngjarja ëështë regjistruar në Lagjen 13 të Durrësit, ku shihet që nëna, godet fëmijën e saj.
Fillimisht, ajo e godet me shuplaka, teksa është duke ecur dhe më pas, gjatë ngjitjes në shkallë e qëllon fort me shkelm.
Në vendngjarje janë edhe persona të tjerë, por që nuk reagojnë aspak.
Videoja është filmuar nga një qytetar, që është shokuar nga kjo ngjarje.
Dhuna është e pajustifikueshme, e aq më tepër në këtë rast.
Shkelmat në trupin e fëmijës janë një goditje e madhe për të gjithë shoqërinë që preket nga të tilla ngjarje.
Loading...