Çdo gliko shqiptare dallon në shijen unike që ka. Secila është marrosëse në teksturën e saj të shijshme, aq sa nuk ndan dot se cila është e preferuara.
Gliko me Portokalle në Kushtet e Shtëpisë
Pergatitja e Portokalleve
Me ndihmën e një rendeje qërojmë vetëm sipërfaqen e cipës së portokalleve kokërr.
Më pas, presim portokallet në thela-thela me radhë.
Të gjitha thelave një e nga një u shtrydhim lëngun dhe përmes një gjilpere me pe i vendosim në formën e rolesë në një varg.
Secili prej vargjeve duhet të ketë jo më shumë se 15 copë thela portokalle.
Përgatitja e Glikosë
Vargjet me thelat e portokalleve i vendosim në një enë të madhe me ujë.
Ujin e ndërrojmë tre herë përgjatë gjithë ditës derisa të sigurohemi që hidhërimi i portokalleve të ketë ikur plotësisht. Më pas, portokallet i kullojmë.
Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin. Masat e ujit do jetë një gotë ujë në një kilogram sheqer.
I lëmë të zjejnë dhe kujdesemi të heqim shkumën e cila nis të krijohet gjatë procesit të zjerjes.
Pasi kemi hequr shkumën dhe shurupi trashet në formën e sherbetit hedhim brenda enës vargjet me portokalle.
Procesi i fundit
Vargjet me portokalle i lëmë të zhytura në shërbet derisa të nisin zjerjen. Gjatë procesit kujdesemi që të heqim shkumën.
Nga momenti që nis zjerja e lëmë përreth 20 minuta në zjarr.
Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë në tenxhere. Ditën tjetër e vendosim prapë në zjarr të zjeje derisa sherbeti të lidhet, pra shurupi të jetë i trashë. Më pas, hedhim lëngun e limonit dhe e trazojmë.
E heqim nga zjarri dhe pasi ftohet e vendosim të kavanozat e sterilizuar. Sipas dëshirës mund t’i hedhim pak kanellë, karafila apo pak vanilje.
Përbërësit
2 kg portokalle
2 kg sheqer
2 gota me ujë
Vanilje, kanellë, karafila sipas dëshirës
Lëng Limon ose limontos ( limontos një lugë kafe/limon nje kokërr lëngun)/AgroWeb.org