Pamje prekëse brenda klasës së 15-vjeçarit në Gramsh, banka e tij mbushet me lule/ Shokët dhe shoqet e Fatjonit s’mbajnë dot lotët

Dita e sotme për bashkëmoshatarët e Fatjon Bicit nuk është e njëjtë me të tjerat. Shoku i tyre i klasës nuk jeton më, duke mos pasur më mundësinë të ulet në bankën e tij si çdo mëngje, krah shokëve të klasës.

Shkollën “Asllan Shahini” të Gramshit mëngjesin e sotëm e ka pllakosur heshtja e dhimbja, për humbjen e një jete kaq të re, në mënyrë kaq tragjike. Në vendin ku Fatjoni, vetëm 16-vjeç, do të ulej, sot qëndrojnë një tufë me lule, ndërsa të shokët e shoqet e tij të klasës nuk i mbajnë dot lotët.
Shokët dhe shoqet e Fatjonit s’mbajnë dot lotët, pamje

Të gjithë nxënësit janë në lot, me kokën ulur, duke kujtuar të riun që u vra tragjikisht pas një konflikti që nisi në rrjetet sociale.
Në vendin ku Fatjoni u godit për vdekje, bashkëmoshatarët kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj.

Shokët dhe shoqet e Fatjonit s’mbajnë dot lotët, pamje

I riu humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pas një sherri me disa adoleshentë të tjerë. Ai u godit me thikë dhe humbi jetën në spital, ndërsa i plagosur mbeti edhe një 15-vjeçar. Policia arrestoi 4 adoleshentë të moshës 14 deri në 16 vjeç, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i morën jetën të riut

Loading...