Adriatik Lapaj: ‘Kryetarët tanë të bashkive në një pjesë të madhe janë këllira…’

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka folur për hapjen e garës, votën e emigrantëve dhe depolitizimin e zgjedhjeve. Gjatë një interviste në Top Channel, Lapaj thotë se në pjesë të madhe kryetarët e bashkive janë marrë me trafik droge.

“Kryetaret e bashkive janë këllira në një pjesë të madhe të tyre që janë marrë me trafik droge. Po si mundet të pretendosh t’i ofrosh një shoqërie këtë standard dhe të pretendosh që shoqëria të reagojë. Pra këta kur bëhet fjalë për interesat e tyre të mëdha pranojnë që edhe me këllirat të bashkëpunojnë për efekt pushteti ndërkohë ai qytetari i zakonshëm nuk u dashka të bëjë atë pazarin e vet për të marrë një leje ndërtimi apo…Po ka moral, morali nis nga lart”, ka thënë Lapaj.

Loading...