Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

Ndryshime të reja janë raportuar në Policinë e Shtetit. Bëhet fjalë për një ndarje të re territoriale që është bërë për qarkun e Tiranës.

Mësohet se tashmë Kruja dhe Fushë Kruja do të varen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ndërsa Kavaja dhe Rrogozhina i rikthehen Drejtorisë së Policisë Durrës.

Komisariati i Krujës, që deri tani ishte pjesë e Durrësit, i bashkohet kryeqytetit dhe do të quhet komisariati nr.8. Po kështu Policia në Vorë do të emërtohet si komisariati nr.7, ndërsa posta policore e Farkës kthehet në një nënstacion policor.

Gjithashtu u ngrit një strukturë e re për krimin kibernetik dhe një e tillë për ekzaminimet kompjuterike. Është parashikuar gjithashtu edhe një riorganizim i policisë kriminale, ku ndarja e komisariateve do të bëhet me zona policore.

Në sektorin e kundër narkotikëve është shtuar numri i efektivëve hetues dhe drejtoria e Tiranës do të ketë 2394 punonjës.

Loading...