Ende mister fati i ‘Koçoles’ dhe Sulovarit në Sarandë, familjarët takohen me kreun e Policisë së Shtetit

Ende asnjë gjurmë nga zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, të cilët rezultojnë të zhdukur prej datës 6 prill në Sarandë. Mësohet se familjarët e tij kanë zhvilluar për herë të dytë një takim kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Për rreth 30 minuta të afërm të dy të zhdukurve kanë diskutuar me kryepolicin rreth hetimeve dhe kërkimeve që po zhvillohen për gjetjen e trupave të familjarëve të tyre. Ashtu si në takimin e zhvilluar 2 javë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i ka garantuar atyre zbardhjen e ngjarjes.
Nga hetimet dhe kërkimet e kryera në terren ende nuk dhëna që mund të çojnë policinë në gjetjen e trupave të Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, përkatësisht 45 dhe 52 vjeç.

Të dy këta të fundit janë emra të njohur për policinë pasi në të shkuarën kanë patur precedent në fushën e narkotikëve. Për këtë ngjarje të rëndë, deri tani policia ka arrestuar vetëm një 28 vjeçar, të identifikuar si Sofokli Baxheri, me dyshimet se ka dijeni për personat që mund të fshihen pas zhdukjes së dy personave.

Loading...