E rëndë/ Sulmohet me armë zjarri një makine, vriten tre të rinj

Tre të rinj u qëlluan për vdekje në një makinë në Marsejë të Francës. Pesë persona ndodheshin në automjet dhe sapo kishin dalë nga një lokal nate kur u qëlluan me kallashnikovë, sipas autoriteteve vendase.

Dy nga të shënjestruarit u larguan nga vendi i ngjarjes si edhe sulmuesit e paidentifikuar.

Makina që transportonte pesë të rinjtë, të gjithë rreth të 20-ave, u qëllua menjëherë pasi ata u larguan nga klubi i natës rreth orës 0500.

Policia e lidh ngjarjen me tregtinë e drogës. Kjo ngjarje e çon në 21 numrin e vrasjeve të lidhura me drogën në Marsejë deri më tani këtë vit, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Mediat franceze raportojnë se të pesë personat janë persona të njohur për policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është mjaft i përhapur.

Hetuesit i thanë mediave franceze se të pestët ishin të njohur për policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është i përhapur.

Loading...