Ngjarje e rëndë! 36-vjeçari vret gruan dhe plagos fëmijën e vet, më pas i fut plumbin vetes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 36-vjeçar në Halkidiki ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij 39-vjeçare në sy të fëmijës së tyre 8-vjeçar,

sipas mediave në Athinë.
Si pasojë e të shtënave, fëmija ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Autori pasi ka qëlluar partneren e tij, më pas ka kthyer tytën drejt vetes dhe i ka dhënë fund jetës.

Familja ka edhe një tjetër fëmijë, një vajzë 12-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes nuk ndodhej në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën në shtëpinë e gjyshes.

Loading...