Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të zbatimit të një prej sfidave të saj “Aftësimit në Media dhe Informacion”, zhvilloi sot një cikël leksionesh të hapura me studentë.
Studentët, të interesuar për shërbimet online që ofron BKSH përmes faqes së saj zyrtare (www.bksh.al), u njohën me mjetet të cilat lehtësojnë dhe ndihmojnë qasjen në informacion, si Katalogët online, Katalogët e digjituar, Biblioteka digjitale, e-Bibliografi, Fletëkerkesa elektronike, etj.
“Aftësimi në Media dhe Informacion”, si një formë e re komunikimi me publikun e gjerë, po shfrytëzon teknologjitë e reja si burime referuese, duke nxitur bashkëveprimin e publikut me bibliotekën.
Njohja e mjeteve dhe mënyrave të kërkimit është një nga proceset më të rëndësishme për të arritur te informacioni, duke shkuar drejt “Bibliotekave pa mure.
TIRANË,5 nëntor /ATSH/Nga Adela Alla