Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Puthja mes një hebrei dhe myslimani do të bënte të uleshin armët…

Puthja mes një hebrei dhe myslimani do të bënte të uleshin armët, përpara një dashurie e aftë të anulojë çdo konflikt, edhe atë më të gjatin dhe të pashërueshmin.

Për fat të keq bëhet fjalë vetëm për një foto provokuese e propozuar në rrjetet sociale nga fotografi italian Matteo Menicocci dhe e bërë virale në rrjet.

Paqe, Dashuri dhe Provokim’. Kështu shkruhet bashkangjitur fotos së ndarë në Instagram dhe e cila ka marrë qindra like dhe komente.

Matteo është një fotograf 30-vjeçar dhe aktivist i Lgbt. Gjatë pushimeve për vitin e ri të kaluara në Tel Aviv dhe Jeruzalem me të fejuarin Ricardo, ai ka qenë viktimë e sulmeve homofobe nga ana e disa djemve, të cilët i kanë sharë dhe ofenduar në rrugë.

Ka qenë ky moment ideja e kësaj fotoje të fuqishme për t’i thënë mjaft intolerancës dhe konfliktit shumëvjeçar mes palestinezëve dhe hebrenjve.

(BalkanWeb)

Loading...