Në ambjentet e spitalit të Elbasanit është xhiruar një video e rëndë e cila po bën xhirron e rrjetit.
Një infermiere e re, e identifikuar vetëm me emrin Silvana ka publikuar video të rënda në TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.
Madje ka shkuar deri aty saqë, përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë. Pamjet janë të rënda dhe kanë marrë shumë kritika nga ndjekësit e të resë që rezulton studente vitin e parë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore.
Në lidhje me pamjet e rënda të publikuara nga studentja e infermjerisë ka reaguar për drejtori i qendrës spitalore Elbasan Agron Gaxho. Ai i konsideroi pamjet e publikuara vërtete skandaloze dhe të rënda por garanton se vec fotove të të resë pamjet e tjera nuk i takojnë spitalit të Elbasanit.
“Janë pamje vërtetë të rënda dhe skandaloze. Fatmirësisht nuk është punonjëse te ne,por studente në vitin e parë për infermjeri. Pas analizës së pamjeve rezulton se vec fotove të të resë që janë bërë në institucionin shëndetësor në Elbasan pamjet e tjera nuk i takojnë spitalit të Elbasanit. As salla e operacioneve dhe ambjentet e tjera nuk përshtaten me tonat, vecanërisht pamjet ku ekspozohet embrioni. Është detyrë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të marrë masa”-përfundon Z. Gaxho.
Mësohet se vetë e reja ka deklaruar se video është montazh me pamje të marra nga interneti.