I mori shoqes nga Delvina 230 mijë euro dhe bleu shtëpi në Tepelenë, njihuni me super mashtruesen Milena Deraj

Milena Deraj, 30-vjeçarja e arrestuar pasi ka mashtruar pjestarë të familjes Verracaku se do t’i ndihmonte në një proçes gjyqësor dhe shoqen e saj se do merrte bono thesari në Bankën e Shqipërisë, rezulton të jetë punonjësja e Kuvendit të Shqipërisë.

Deraj, arrit të mashtronte shoqen e saj, biznesmene në Delvinë, 230 mijë euro me qëllim që ta ndihmonte të merrte bono thesari. Me paratë e marra përmes mashtrimit, ajo ka blerë një shtëpi në Tepelenë.
Milena Deraj u ka marrë Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq. Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar shoqen duke i marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.

Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin. Nga ana tjetër, në polici është paraqitur edhe Milena Deraj, e cila ka pretenduar se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese.

Më pas, Policia ka shpallur në kërkim Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, për kthimin e parave.

Loading...