Ylli i muzikës, Tina Turner, ndau një postim të zymtë në Instagram për përkeqësimit të veshkave të saj dy muaj para vdekjes së parakohshme.
Turner, 83-vjeçe, foli për problemet e saj shëndetësore në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave më 9 mars, duke zbuluar se e vuri veten në ‘rrezik të madh’ duke mos e marrë seriozisht diagnozën e saj të hipertensionit të vitit 1978.
“Veshkat e mia janë viktima të faktit që nuk e kuptoja se presioni i lartë i gjakut duhej të ishte trajtuar me mjekësi konvencionale. E kam vënë veten në rrezik të madh duke refuzuar të përballem me realitetin që kam nevojë për terapi të përditshme, të përjetshme me medikamente”, shkroi Turner.
Kjo ishte dhe deklarata e fundit publike që la diva e madhe e Rock ‘n’ Roll që vlen të shërbejë si mesazh për të gjithë ata që neglizhojnë shëndetin e tyre.
Këngëtarja e “What’s Love Got to Do With It” vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Zvicër, pas një sëmundjeje të paspecifikuar. Mbetet e paqartë nëse veshkat e saj kontribuan drejtpërdrejt në vdekjen e saj.