Kryeministri Edi Rama ka parashikuar disfatën e opozitës në zgjedhjet e ardhshme ku thotë se do të jetë më keq për ta.
“Nëse doni të dini pse jua ktheu Kamza kurrizin, shkoni e shikoni të gjithë politikat e bashkisë, merrni me radhë familjet që ju prishën shtëpitë nga tërmeti, pyesni ata të Unazës pse 130 familje nuk bënë asnjë protestë.
Ata e dinë shumë mirë që njeriu që kanë atje fle i fundit, zgjohet i pari dhe çfarë thotë e bën. Ajo çfarë bëjnë atje është fiks ajo që do bëjnë. Kamza bëri atë që keni merituar prej kohësh. Hajdeni me mua në Tropojë e shihni pse ju ktheu kurrizin.
Jeni bërë aq të pashikueshëm, të padëgjueshëm, të pangrënshëm sa një pjesë na votuan ne, një pjesë qëndruan në shtëpi. Herën tjetër do jenë më pak.
Më shumë se fitorja jonë ajo është disfatë e politikës e të gjithë juve që vini këtu. Po e morët vesh merreni po se morët vesh herën tjetër do të jetë edhe më keq, për ju, jo për Shqipërinë jo për shqiptarë”, tha Rama.