Kryeminsitri Edi Rama, pasditen e sotme është ndalur në qytetin e Durrësit në kuadër të turit të tij falënderues për rezultatin historik në zgjedhjet vendore të “14 Majit”.
Ndër të tjera Rama tha se Shqipërinë e bën vetëm PS-ja, ndërsa të tjerët edhe sikur të duan nuk kanë mundësi, nuk ia kanë haberin fare.
“Jua kam thënë gjithmonë kur jemi takuar, këtë vend o e bën PS, o nuk bën askush tjetër. Nuk ka mundësi askush tjetër. Ata tjerët edhe po të duan, nuk kanë mundësi ta bëjnë. Nuk dinë dhe s’kanë haber farë, për një mijë e një arsye“, tha Rama.
Rama nuk la pa thumbuar edhe opozitën, për të cilën tha se detyra e tyre është të humbin..
“Ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të lulëzojë në Shqipëri. Unë nuk shoh asnjë rrezik për demokracinë, pluralizmin dhe fjalën lirë. Kur shoh që dalin ata të natës më kujtohet fjala që për lirinë e gjalës ankohet më shumë ai që nuk di çfarë të bëjë me të. Demokracia shqiptare nuk humb asgjë kur humbin ata. Detyra jonë është ti mundim sa herë të na dalin ata përpara” u shpreh kryeminsitri.