Bled Mane nuk kursehet me Nitën: Puthu, ledhatohu, martohu…

Gazetari Bledi Mane është përballur live sot me këngëtaren Nita Latifi, pas përplasjeve në distancë me rrjete sociale.

Ai është shprehur se ka marrë shumë kërcënime nga persona të ndryshëm, ndërsa Nitës e këshilloi që të fitojë pavarësinë.

Bledi Mane: Te instagrami im i bëra një dedikim që ia lexova, shumë miqsor, shumë të dashur, tha “Ç’të duhet ty?”, iku kjo. Unë merrem meme, Ronaldo po ashtu, ajo “Çtë duhet ty?”. Moj a jeni në terezi? Moj e kanë parë njerëzit 24 orë në TV me brek, duke ngrënë, duke u larë…Jeni në terezi apo jo? Jo po “pse e bullizon se është femër, pse e bullizon se është artiste?” A jeni në terezi, a jo? Ose kemi ndonjë hendek arsimor dhe kulturor dhe unë nuk e kam kuptuar, ose zonja të fitojë pavarësinë se është 32 vjeçe edhe të bëjë lekë, ose lërë këngën dhe bëj punën e mësueses. 24 orë në kamera, puthu, përkëdhelu, ledhatohu, martohu…

Loading...