Çmendet shqiptari në Greqi, tenton të vrasë me thikë gruan e tij

Një 56-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar ditën e sotme në Santorini të Greqisë.

Ai akuzohet se donte të vriste gruan e tij 53-vjeçare. Sipas autoriteteve greke, 56-vjeçari me shtetësi shqiptare, të cilit nuk i është bërë i ditur identiteti, ka marrw një thikë kuzhine e më pas ka tentuar të godasë bashkëshorten e tij në bark. Fatmirësisht,

53-vjeçarja ka mundur të shmanget dhe është larguar nga shtëpia. Ngjarja është denoncuar në polici nga djali 26-vjeçar i çiftit, shkruajnë mediet greke.

Shqiptari është arrestuar nga policia dhe po pret gjykimin e tij.

Loading...