E pazakontë por ja që ndodh, ky shtet iu ndalon të pini cigare edhe në ballkon

Nutricionisti Altin Joka ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Suedia për “Good morning Albanians” në Euronews Albania.

Ai tregoi se në vendin ku ai jeton dhe punon nuk lejohet të pihet cigare as në ballkon.
“Suedia vërtetë ka bërë uljen e duhanit në popullatë dhe do të shkojë te vizioni 0, por në aspektin e rritjes së snusit, pra të këtij produkti që është në formën e një pustine të vogël, është rritur 20%. Suedia shikon që duke pirë ti duhan dëmton dhe fëmijët, dëmton dhe të tjerët përreth,

ndërsa me snusin dëmton vetëm veten tënde në aspektin e nikotinës dhe disa helmeve të vogla sepse duhet të dimë që vetë duhani ka 600 komponentë negativ,” – u shpreh Joka.

Kujtojmë se Suedia është e fundit në renditjen e Eurostat për duhanin.

Loading...