“Pah sa debile këto. Çfarë mban o dhe”Ndjeksja – Përgjigja e Rozana Radit:”Juve si ju mban toka, vertikalisht apo horizontalisht?”

Rozana Radi është një personazh televiziv shumë i dashur për publikun. Përveç se një këngëtare e talentuar, ajo është një aktore dhe moderatore mjaft e aftë.
Kohët e fundit ajo ka zgjedhur të ndajë disa skena humori me ndjekësit e saj, ku interpreton si personazh kryesor llojet e femrave që i ka quajtur “Femzana”.
Normalisht një pjesë e madhe e ndjekësve të saj janë kënaqur dhe kanë qeshur me lot me videot e saj, por ka dhe nga ata të tjerë që nuk i kanë pëlqyer aspak. Një prej ndjekëseve e ka ofenduar Rozanën.
“Pah sa debile këto. Çfarë mban o dhe”, shkruan ndjekësja.

Këngëtarja nuk ka ndejtur duar kryq dhe ka publikuar në “Instastory” duke i kthyer përgjigje publikisht ndjekëses që e ofendoi:

“Tek videot me humor të femzanave na ka komentuar një “zonjë”. Thua mos ta ketë kuptuar sensin e videos?

Po dhe nëse s’e ka kuptuar se ndoshta e ka të vështirë t’a kuptojë, ka mundësi zonjë, juve si ju mban toka, vertikalisht apo horizontalisht?”, shkruan Rozana në postimin e saj.

Loading...