Modelja erotike humb jetën pas operacionit estetik të kërkuar nga krerët e studiove

Një modele që konsiderohej ‘mahnitëse’ ka humbur jetën tragjikisht gjatë një operacioni të mbushjes së të pasmeve me silikon për t’i zmadhuar ato.

Modelja vdiq nga komplikacionet e mbushjes me silikon industrial në të pasmet e saj, në një operacion gjysmë ilegal që ishte rekomanduar nga krerët e studiove fotografike ku punonte.

Lygia Fazio, nga Brazili, u nda nga jeta të mërkurën duke lënë pas dy fëmijët e saj Davi e Thor.

Lajmi tragjik u njoftua për 941,000 ndjekësit e saj në rrjetet sociale në një njoftim ku thuhej: “Për fat të keq luftëtarja jonë ka ndërruar jetë, do të njoftojmë së shpejti kohën dhe vendin për t’i dhënë lamtumirën”.

40 vjeçarja Fazio, kishte thënë pak para vdekjes se dëshironte të bënte ndërhyrjen pasi i dashuri i saj donte të kishte të pasme më të mëdha, por më herët ajo kishte pranuar në një intervistë dhe ndjente presionin në punën si modele për të pasur të pasme më të dukshme prandaj do te bënte operacionin.

Ajo thoshte: “Meqënëse punoj si modele, të gjithë më kërkojnë të kem të pasme më të mëdha se të tjerat.”

“I dashuri im më tha se të pasmet e mëdha janë më mirë kështu që shkova në një vend klandestin për ta bërë”.

Ajo shtonte se operacioni i parë kishte dështuar dhe ishte detyruar të hiqte implantimet e para më dhjetor 2021.

Por prej atëherë gjithçka shkoi keq teksa nisën t’i shfaqeshn infeksione prej përhapjes së substancave në trup.

Ajo pësoi një ishemi që e detyroi të shtrohej në spital tre javë më parë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Fazio merrte trajtim mjekësor si rezultat i ndërhyrjeve kozmetike, teksa modelja kishte kaluar disa muaj në spital dhe vitin që shkoi për të hequr mbushje kozmetike nga pjesë të ndryshme të trupit.

Impiantet e Fazio ishin me lëndën PMMA, ose polimetik metakrilati, një formë rrëshire sintetike që përdoret dhe si zëvendësues xhami.

Mikrosfera të substancës qëndrojnë në lëng dhe futen në inde të buta nën lëkurë.

Miqtë e Fazio shkruanin më pas në faqen e saj në rrjetet sociale: “kKur do të ndalojnë këta doktorë vrasës duke përdorur PMMA te njerëzit?

“Ky është një krim dhe duhet ndaluar! Prehu në paqe Lygia Fazio.”

Funerali i të ndjerës është planifikuar sot në Taboao da Serra.

Loading...