Jep doreheqjen Ministri i rendesishem (foto)

Për shkak të prishjes së koalicionit qeverisës, ministri i Mbrojtjes në Greqi, Panos Kammenos nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar pasi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Sipas medieve greke, dorëheqja ka ardhur pas një takimi që ai ka zhvilluar me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se partia “Grekët e Pavarur” nuk është më pjesë e koalicionit. Ai mësohet të jetë shprehur se për arsye kombëtare, bashkëpunimi nuk do të vijojë.

Kamenos është një prej ministrave që ka bërë disa herë deklarata të forta kundër Shqipërisë.

Loading...