Makina përplas për vdekje policin e Rrugores, flet shoferi: ‘Nuk e pashë…’

Shoferi i makinës që përplasi dhe plagosi për vdekje policin 43-vjeçar mbrëmjen e së enjtes në Avenue Katehaki në Greqi pritet të dalë në prokurori brenda ditës.

Sipas informacioneve të para, drejtuesi i makinës, i cili me profesion është mjek, dyshohet se i ka thënë policisë për kolegun e tyre 43-vjeçar se “nuk e kishte parë”.

Sipas të njëjtave informacione, drejtuesi i makinës i ka përshkruar policisë se teksa po shkonte në drejtim të Ilioupolit, ka bërë një manovër për të shmangur makinën e patrullës që kishte ndaluar pas një aksident trafiku të ndodhur më herët.

Kjo manovër dyshohet se ka rezultuar fatale për policin rrugor 43-vjeçar, i cili sipas informacioneve kishte zbritur nga makina e patrullës dhe ndodhej pranë saj për të shkuar te mjeti që ishte përfshirë në aksidentin e mëparshëm rrugor.

Një vlerësim i parë nga policia është se drejtuesi i makinës që shtypi 43-vjeçarin ka qenë me shpejtësi, diçka që mbetet për t’u vërtetuar apo hedhur poshtë nga kontrollet dhe hetimet që do të kryhen për aksidentin rrugor.

Loading...