Nëse mendoni se europianët pinë shumë alkool, keni të drejtë: Njerëzit në të gjithë kontinentin konsumojnë më shumë alkool se në çdo pjesë tjetër të botës.
Çdo vit në Europë, çdo person i moshës 15 vjeç e lart konsumon mesatarisht 9,5 litra alkool të pastër, që është e barabartë me rreth 190 litra birrë ose 80 litra verë, sipas raportit europian të shëndetit 2021 nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Në vitin 2019, 10 vendet kryesore të BE-së me konsumin më të lartë të alkoolit për frymë ishin Çekia (14.3 litra), Letonia (13.2), Moldavia (12.9), Gjermania (12.8), Lituania (12.8), Irlanda (12.7), Spanja (12.7), Bullgaria (12.5), Luksemburgu (12.4) dhe Rumania (12.3).
10 vendet që konsumojnë më pak alkool në rajon janë Turqia (1.8), Shqipëria (6.8) dhe Maqedonia e Veriut (6.4). Vlen të përmendet se këto vende, përveç Maqedonisë së Veriut, kanë popullsi me shumicë muslimane, për të cilët konsumimi i alkoolit është i ndaluar.