Recep Tayip Erdogan është betuar si president i Turqisë, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve me 28 maj. Pas 20 vitesh në pushtet presidenti turk ka siguruar edhe 5 vite të tjera në krye të Turqisë.
“Unë, si president, betohem për nderin dhe integritetin tim përpara kombit dhe historisë së madhe turke për të mbrojtur ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit, t’i përmbahem kushtetutës, shtetit të së drejtës, demokracisë, parimeve dhe reformave të Ataturkut, dhe parimet e republikës laike,”tha Erdogan.
Në ceremoninë e betimit të Erdogan në Asamblenë e Madhe Kombëtare janë të pranishëm 21 krerë shtetesh dhe 13 kryeministra, ish-presidentë, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si dhe presidentja e Kosovws Vjosa Osmani. Po ditën e sotme pritet që Erdogan të prezantojë kabinetin qeveritar.