Lulzim Basha fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha për humbjen e zgjedhjeve të 14 majit. Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me qytetarët në Kamëz, Basha u shpreh se çlirimi i votës së lirë është domosdoshmëri dhe jetike, duke shtuar se kjo duhet të realizohet edhe nëse do të duhet të zhvillohet një referendum.
“Edhe pse i dorëhequr, përgjegjësia e lidershipit nuk ndalet”, kështu është shprehur Basha gjatë këtij takimi.
Më tej theksoi se opozita nuk ka më kohë për të humbur, dhe se s’mund të pretendojë të rikthejë votën e lirë, në një kohë që sipas tij, është në të ‘njëjtën varkë me kryeministrin Edi Rama’.
“Ata me një të korruptuar si Rakip Suli, ata të tjerët me një Primare të vdekure dhe në me një njeri model, një mjek që bën krenar çdo njeri që i thotë vetes të djathtë. Është detyra jonë të fillojmë ringritjen mbi baza morale. PD është plot me njerëz të përkushtuar. Është koha që hap pas hap deri në zgjedhjet e përgjithshme, zëri i qytetarëve të përkushtuar të mbysë zërin e të korruptuarve. T’i japim zë kësaj shumice, ndaj insistoj tek listat e hapura dhe së shpejti bashkë me miq të tjerë të bëhemi gati të shohim të gjitha mundësitë për t’u përballur me regjimin. Edhe me një lëvizje që synon referendum për të rikthyer votën e lirë. S’mund të kërkosh votën e lirë dhe të qëndrosh me të njëjtën varkë me Edi Rama. Tani është koha, pas një viti do të jetë tepër vonë, çlirimi i votës është themeli i çlirimit të sistemit politik , ekonomik dhe hapjes së rrugës europiane të Shqipërisë”, tha ndër të tjera Basha.