Në sektorin e energjisë elektrike vazhdon ecuria pozitive, ku për herë të parë në Shqipëri humbjet kanë zbritur në 23,9%.
Treguesit e 9-mujorit të Operatorit të Shpërndarjes konfirmojnë se për herë të parë në Shqipëri humbjet kanë zbritur në 23,9%. Për të njëjtën periudhë të vitit 2013 ato ishin 43,4%.
Sipas të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes krahasuar me nivelin e humbjeve në rrjet në 2013 kanë qenë -19,5% dhe krahasuar me 2017 -2,9%.
“Niveli i arkëtimeve për 9-mujorin 2018 ka qenë 49.47 miliardë lekë, pra 2,8% ose 1.34 miliardë lekë më shumë se një vit më parë”, thuhet në të dhënat e OSSHE.
Lidhur me kujdesin ndaj klientit në 2017 ka patur 45289 ankesa, zgjidhshmëria 30437. Ndërsa në 2018 ka patur 31699 dhe zgjidhshmëria 32786.
Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes duke njohur ndjekësit në rrjetet sociale me treguesit e 9-mujorit të Operatorit të Shpërndarjes.
“Mirëmëngjes dhe me ecurinë pozitive të treguesve në sektorin e energjisë elektrike ku vijon ulja e humbjeve duke zbritur për herë të parë në 23.9%, ju uroj një ditë të mbarë.
ATSH Nga Klotilda Saraçini