Një 37-vjeçar është arrestuar këtë të martë në kryeqytet, me dyshimin se ka vjedhur para në kompaninë ku punonte.
Besmir Lurdhi dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.
Paratë, që u gjetën në shtëpinë e 37-vjeçarit, u sekuestruan si provë materiale, ndërsa ka nisur hetimi ndaj tij.
Loading...