Kush e dekonspiroi? Artan Hoxha: Më morën në telefon nga Dubai për arrestimin e Dakos

I ftuar në Top Talk, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me arrestimin e Vangjush Dakos, dhe për hetimin e SPAK se kush e deskonpiroi informacionin.

Artan Hoxha tha se ai u njoftua nga një person i cili ishte në Dubai.

“SPAKU ka njoftuar zyrtarisht se sot paska filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal. Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve Vangjush Dako etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020.

Kjo është qesharake, se nga e morëm vesh ne. Unë e kam thënë, mua më mori njëri nga Dubai, tani t’i hetojnë ato, mund t’i marrin dhe telefonat e mi, por kush e ka njoftuar atë në Dubai. Ndërkohë vetë SPAK-u tha dje, tha se vendimin e kanë marrë sot. Po mirë, ne ia paskemi future kot të premten, t’i e paske arrestuar të martën”, tha Hoxha për Top Talk.

Loading...