‘Babi më shpëto’/ Pa të birin teksa shqyhej nga peshkaqeni, burri rrëfen tmerrin: Dëgjoja të bërtiturat por…

Babai i Vladimir Popov 23-vjeçarit që u sulmua nga një peshkaqen në një plazh në Egjipt, ka treguar momentin tronditës kur pa sesi djali i tij tërhiqej nën ujë nga peshkaqeni tigër.

‘Babi, më shpëto, kjo ishte ajo që dëgjova’, tregon burri me lot në sy.

Popov pa i tmerruar nga bregu teksa peshkaqeni sulmoi djalin e tij në qytetin turistik të Hurghada. Pushuesit dolën nga uji duke bërtitur të tronditur që Vladimiri të largohej me not nga peshkaqeni përpara se të shqyehej dhe hahej.

Vladimiri u dëgjua duke bërtitur ‘babi, më shpëto’ ndërsa babai i tij shikonte i pafuqishëm teksa i biri tërhiqej zvarrë nën ujë nga peshkaqeni, i cili më vonë u kap dhe u vra në plazh.

“Shkuam në plazh për t’u çlodhur. Djali im u sulmua nga një peshkaqen, gjithçka ndodhi në sekonda,” tha Yury për median 112.

Megjithëse autoritetet vepruan menjëherë, për të riun ishte vonë. Siç shihet në pamje, aty shfaqet një varkë. Por autoritetet nuk mundën të bënin asgjë përveç se të kapnin peshkaqenin.

Loading...