Ngjarje e rëndë në Greqi/ I riu shqiptar kërcënon me thikë të moshuarën dhe e përdhunon

Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 70-vjeçare. Protothema shkruan se 27-vjeçari shqiptar jetonte në një hotel përballë shtëpisë të së moshuarës. I riu shqiptar pasi kishte mbuluar fytyrën me shall, ka hyrë në banesën e 70-vjeçares dhe nën kërcënimin e thikës ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale. 70-vjeçarja përshkroi autorin dhe policia e identifikoi duke konstatuar se banonte në një hotel të vjetër përballë shtëpisë së viktimës. 27-vjeçari shqiptar ka mohuar akuzat, mirëpo autoritete greke kanë gjetur shenjat e gishtave dhe pritet të çohet drejt prokurorisë së qytetit Kos.

Loading...