Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për Report Tv foli për sezonin turistik dhe pastrimin e vijës bregdetare. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja tha se po vijohet me Planin e Pastrimit Kombëtar, që me nisjen e sezonit turistik ka në fokus pastrimin e vijës bregdetare, pasi plazhet janë zonat më të populluara. Ajo thekson se në kanë dyfishuar kapacitetet njerëzore për ta përballuar pastrimin.
“Kemi vazhduar atë që ne e kemi cilësuar si plani i i pastrimit kombëtar. I cili në funksion të sezoneve mund të ketë ulje ngritje, apo për të një territor. Tani që kulmon sezoni veror edhe i plazhit që mbetet end enjë nga destinacionet më të populluara, ne futemi në fazë të dedikuar për pjesën e plazheve, Sarandë, Himarë, Vlorë, Rrogozhinë, Durrës, Kavajë. Ku përmes agjencisë kombëtare të bregdetit dyfishojmë forcat e kapacitete njerëzore që angazhohen nga agjencitë për të përballuar pastrimin e gjithë vijës bregdetare.
Ky është nga parametrat. Nesër do të përqendrohemi në Shkodër, në plazhet e Velipojës për të pastruar dhe bërë gati territorin për pushuesit. Do aplikojmë gjobat ndaj kryebashkiakëve që nuk përmbushin këtë detyrë. Masat e rrepta kanë pasur një efekt edukativ të rëndësishëm”, tha Kumbaro.
Ministrja tregoi edhe një risi për këtë sezon turistik, ku do të parashikohet një kalendar meaktivitete të ndryshme.
“Do jetë një paketë e madhe eventesh, aktivitetesh sportive kulturore, me festival që do shtrihet gjatë gjithë sezonit në të gjithë Shqipërinë do jetë i aksesushëm online në rrejte, përmes një aplikacioni të dedikuar”, tha ministrja.
Sa i takon dezinsektimit të mushkonjave në vijën bregdetare, një problematikë që edhe Report Tv e ka trajtuar, ministrja tha procesi është vonuar për shkak të problematike me procedurat. Ajo theksoi se dezinsektimi do të nisë me urgjencë.
“Ka një problematikë që ka sjellë vonesa në realizmin në kohë. Është kompetencë që ushtrohet edhe nga bashkitë, disa kanë avancuar dhe e kanë kryer procesin e dezinsektimit pa pritur procesin e madh kombëtar, po përpiqemi të rikuperojmë vonesën dhe ta bëjmë sa më urgjent por pa thekuar procedurat burokratike. Ka biznese private që kanë avancuar dhe e kanë bërë pjesërisht këtë gjë në terrenin që menaxhojnë. Janë probleme të vogla që dalin aty këtu dhe na bëhen mësim gjithmonë”, tha Kumbaro.