Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, 50 shqiptarë të tjerë janë riatdhesuar sot nga Mbretëria e Bashkuar.
Në njoftim thuhet se këta përsona nuk përmbushin kushtet për qëndrim të ligjshëm atje. Autoritetet shqiptare thonë se po verifikohen të gjitha rastet, me qëllim që personat që kanë thyer rregullat të përballen me përgjegjësitë.
Njoftimii i plotë i Policisë:
Policia e Shtetit Në zbatim të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në fluturimet e organizuara janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë të cilët nuk përmbushnin më kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me palën britanike, në kuadër të Task Forcës së përbashkët, ka marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet.
Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar me parterët për të parandaluar dhe ndëshkuar kalimin e paligjshëm të kufijve dhe apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të zbatojnë legjislacionin në fuqi për rregullat e lëvizjes në BE dhe më gjerë.