Një recetë tjetër tradicionale gatuar në të gjithë vendin, është dhe pula me qull, e cila kërkon pak më shumë mund, por sjell shumë shije.
Mish Pule, Pjatë kryesore, Të shëndetshme, Shqiptare, Drekë ose Darkë, Në Çdo Stinë
Përbërësit
1 pulë (fshati)
80 gr miell misri
100 ml vaj luledielli
7 thelpinj hudhër (të grira)
1 lugë gjelle spec i kuq (pluhur jo djegës)
kripë
Përgatitja
1
Ziehet pula si zakonisht derisa kocka e kofshës të shkëputet nga mishi. Pritet sipas pjesëve të pulës.
2
Mënyra e I: Pula piqet në tavë më vete. Përgatitja e qullit: Në një tigan ngrohet vaji, shtojmë miellin e misrit dhe e kaurdisim për 5 minuta, duke e përzier vazhdimisht.
3
Shtojmë pluhurin e specit të kuq jodjegës. E përziejmë vazhdimisht për 30 minuta dhe pastaj ia hedhim pak nga pak lëngun e pulës (rreth 1.5 l) duke vijuar ta përziejmë vazhdimisht me rrahëse vezësh, që mielli të mos bëhet me kokrriza.
4
Pasi fillon të nxjerrë flluska shtojmë hudhrën e grirë në rende, e lëmë të ziejë për 2 minuta duke e përzier.
5
E kthejmë qullin në një tavë balte dhe e fusim në furrë të ngrohur më parë në 220 gradë. Koha e pjekjes në furrë është 15 minuta. Shërbehet e nxehtë.
6
Mënyra e 2: Pritet pula e zier e prerë sipas pjesëve të saj vendoset në tavë balte.
7
Përgatitet qulli si në mënyrën e I, por në këtë rast përdoret 2 l lëng pule. Mbulohet mishi në tavë me qullin e përgatitur dhe futet në furrë në temperaturë 220 grade. Lihet 35 minuta. Shërbehet e nxehtë.
Ju bëftë mirë!
Recetë tradicionale gatuar në të gjithë vendin, pulë me qull
Loading...