E rëndë në Vlorë/ Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë me probleme mendore, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe abuzuar seksualisht me një vajzë 20 vjeçare.

Sipas policisë, e reja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa është dërguar në spital për të kryer kontrollet e nevojshme.

Njoftimi i policsë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Loading...