Çdo vit, 13 qershori është kulmi i pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç, që njihet prej viteh si një vend i shenjtë.
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria madje edhe nga diaspora e vizitojnë këtë vend, kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta që nisin prej muajit Mars dhe kulmojnë me 13 Qershor.
Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të parë nga fratet françeskane. Ajo u shkatërrua në vitin 1971 nga ish sistemi i asaj kohe për t’u rindërtuar në vitin 1990. Kisha e Shna Ndout, e quajtur vendi që bën mrekulli ndodhet e veçuar në majë të malit ku pelegrinëve u duhet të përshkrojnë kilometra të tera dhe të ngjisin shkallë për të arritur në majë.
Arsyeja që pelegrinazhi fokusohet me 13 të martat lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur edhe Kisha e Shna Ndout./abcnews.al