E akuzoi për përdhunim dhe pengmarrje, Musaku: E bëri që të përfitojë …

Ersida Dyrmishi, 30 vjecarja nënë e dy fëmijëve u shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj më datë 25.07.2022.

Në dëshminë e saj, e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga Marjus Musaku nga data 25 korrik deri me 3 gusht. E reja ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit së bashku me bashkëshortin e saj.

Musaku nga parabaurgimi ka folur për “Shqipëria LIVE”, duke kërkuar lirimin, pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që të qëndrojë në burg. Ai shprehet se gjithçka është bërë që ajo dhe bashkëshorti të përfitojnë azil. Sipas tij, Ersida sot ndodhet në Itali.

“Ersida sot ndodhet në Itali. Kanë shkuar për të kërkuar azil. OBGJ-ja, Nikoll Marku i ka dhënë një letër sikur ajo është përdhunuar. Ka përfituar azil. Në 12 gusht ka ikur në Itali. Ajo e bëri këtë sepse unë e kapa me shokun e burrit të saj.

Në shtëpinë në Durrës kemi qëndruar që prej datës 25 deri më 3 gusht. Ne dilnim për kafe, ajo e ka thënë dhe vetë tek psikologia. Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë. Normale që kemi kryer marrëdhënie, kemi qenë të dashur. Ajo ka ardhur me dëshirën më të madhe. Kemi shkuar nga Porto Romano.

Kur e kapa me shoku ne burrit të saj nuk i kam bërë asjgë. I thashë ik se nuk je për mua. Ersidës i kërkoj vetëm të thotë të vërtetën. E kapa me shokun, e lashë në jetën e vet.

Ajo më bëri puçin me burrin e saj. Nuk jam marrë njerë në pyetje. Më janë shkelur të gjitha të drejtat. I kërkoj vetëm të thotë të vërtetën. Nuk kam asnjë inat.

I kam paguar dhe shkollën të fëmijëve të saj. E kam mbajtur me lekë. E vërtetoj me të pyetur tek dyqanet. Ka blerë fustane të shtrenjta. Shumë njerëz na kanë parë si çift normal. Nuk e kam prekur njerë me dorë.”- tha Musaku.

Loading...