Monedha evropiane në pikiatë, eksperti i ekonomisë zbulon arsyet

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka analizuar situatën ekonomike në vend, ku monedha evropiane dhe dollari amerikan kanë pësuar rënie historike ndaj lekut përgjatë javëve të fundit.

Soko shpjegoi se para zgjedhjeve rënia e fundit ka qenë mjaft e rëndësishme pasi euro ka humbur 7-8 lekë në vlerë, gjë që sipas tij ka ardhur për shkak të faktorëve momentalë.
Ai citoi organizatat ndërkombëtare, sipas të cilave në fushatë hidhen deri në 250 milionë euro në të zezë për marketingun, takimet, por edhe blerjen e votës.
Nga ana tjetër ish-zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi, u shpreh se ka shifra e statistika se në tremujorin e fundit në ekonominë shqiptare kanë ardhur 330 milionë euro nga turizmi dhe 38 milionë nga fasoneria, ndërsa konsideroi deklaratën për paratë e fushatës si “gojëdhënë”.

Për të shpjeguar situatën do duhet të ndalemi te mënyra si ka ardhur zbritja nga viti 2013 për euron. Rënia nga 120 në 115 ndodhi prej treguesve makroekonomikë, ku bilanci i pagesave u rëndua, inflacioni që rriti investimet e huaja, çështja e rritjes së investimeve private të huaja në pasuri të paluajtshme. Këto kanë sjellë rënien nga 121 në 117 lekë.

Ditët e fundit, ka nisur në datën 13 maj, para zgjedhjeve, me 7-8 lekë. Kjo është një rrëzim, goditje shoku. Sivjet në fund të zgjedhjeve kanë qenë faktorët momentalë. Ngjarjet që kanë ndodhur kanë qenë zgjedhjet elektorale, të cilat janë burim i fuqishëm paraje që hidhet në ekonomi. Bëhen investime nga partitë politike, marketing, takime, por edhe blerja e votës.

Paratë që u shpërndahen partive janë modeste për të patur këtë ndikim. Po ashtu ato janë në lekë, janë rreth 8 milionë dollarë që shkojnë për partitë. Organizatat ndërkombëtare thonë se në fushatë hidhen deri në 250 milionë euro. Këto të gjitha shkojnë për fushatën, për financimin dhe realizimin, por edhe në blerje vote.

Haxhi: Shifrën 250 milionë euro le ta supozojmë se është hedhur për zgjedhje. 330 milonë i ke nga turizmi. 38 milionë i ka gjeneruar fasoneria në këtë tremujor. Kur kemi gjithë këto shifra me statistika zyrtare, dhe merreni me gojëdhëna për paratë e pista. Patjetër që ka, por kemi shifra këtu.

Soko: Kursi i këmbimit nuk funksionon të vijnë në mars dhe të japin efekt në fund të prillit. Tremujori e ka dhënë efektin në mars.

Haxhi: A vazhdon ky trend mor zotëri? Ke një hyrje valute më të lartë se në periudhën e vitit të kaluar. Kryefjala janë këto.

Loading...