‘Jemi 100% me aleatët’/ Deklarata e fortë e Ramës: Halli s’është i Kurtit, Shqipëra s’është ufo

Në një konferencë live para gazetarëve, kryeministri Edi Rama foli në lidhje me anulimin e mbledhjes së dy qeverive shqiptare ditën e nesërme.

Rama tha se mbështet 100% politikat dhe nismat e BE, dhe se situate e tensionuar në Kosovë nuk është vetëm hall i kryeministrit Albin Kurti.
“Të jemi të saktë për të zotin e hallit, të Kosovës por edhe i joni. Do të dalë në dritë jo të mirë për herë të parë para atyre që e krijuan. Halli s’është i kryeministrit Kurti, por i qytetarëve të Kosovës. Shqipëria nuk është ufo, nuk fuksionin e izoluar, ne jemi në marrëdhënie vllazërie me Kosovën, jemi pjesë e bashkësisë euroatlanike.
Ne mendojmë jo 99, por 100% siç mendojnë aleatët tanë. Ashtu siç isha edhe me Albinin kur të bëheshin zgjedhjet të bëheshin, edhe pse serbët donin të bojkotonin. Mbajta një qëndrim parimor”, tha Rama në konferencën për gazetarët.

“Nuk e kuptojmë kush është strategjia e Kosovës në këtë rast, kur po i del kundër bashkësisë euroatlantike, por plus është Kosova”, tha më tej Rama.

Loading...