Tre efektivë të Policisë Kufitare të Kosovës rrëmbehen nga forcat ‘Kobra’ të Serbisë/ Mbahen si kriminelë dhe futen në makinë

Ky është momenti kur tre efektivë të Policisë Kufitare të Kosovës rrëmbehen nga forcat “Kobra” të Serbisë.

Tre efektivët janë marrë nga forcat serbe në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës dhe janë nisur drejt Beogradit.

Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Ky fshat gjendet në komunën e Leposaviqit.

Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Media serbe Novosti ka publikuar emrat dhe fotografitë e policëve të arrestuar. Bëhet fjalë për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.

Loading...