Përdorimi i magjisë për të zgjidhur problemet është i lashtë sa vetë jeta. Por edhe pse jemi në vitin 2023, ritualet magjike për shërimin e një sëmundjeje apo realizimin e një dashurie, përdoret edhe sot.
Kryesisht në zonat periferike të vendit, ka persona të cilët pretendojnë se kanë aftësinë që me anë të disa ritualeve, të realizojnë gjëra që duken të pamundura.
Magjitë për dashurinë thuhet se janë ndër më të fuqishmet e më të rrezikshmet që kanë si synim ndryshimin e vullnetit të lirë.
E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, astrologia Elena Demollari deklaroi se ka shumë kërkesa dhe në vendin tonë, nga persona që kërkojnë ndihmën e magjisë për të zgjidhur problemet e tyre. Ajo tregoi dhe shenjat që tregojnë sen jë person ëhstë prekur nga magjia.
“Kam shumë kërkesa që më thonë bëj një parashikim për fatin, në lidhje me punën, dashurinë, fatin. Pjesa më e madhe janë vajza. Ka gra të matuara, por dhe çuna. Ka raste kur çiftet pas shumë vitesh ndahen. Besojnë se për këtë ndikon magjia e zezë.
Vitet e fundit është përhapur shumë magjia e zezë. Në momentin kur personi shikon në ëndër sikur ka vdekur, apo sikur bie nga lartësia dhe ka dridhje të trupit, kjo tregon efektin e magjisë që ndikon në jetën e tyre”, tha Elena.