Tragjedia në Mesdhe me mbi 79 viktima

Tre ditë zie kombëtare është shpallur nga qeveria e përkohshme në Greqi pas tragjedisë së papërshkrueshme me 79 emigrantët e vdekur deri më tani nga mbytja e anijes në ujërat ndërkombëtare pranë Pylos.

Stafi qeveritar mori vendimet përkatëse dhe shpalli tre ditë zie kombëtare.

Anije e cila kishte si ekuipazh emigrantë të paligjshëm, sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve ka shkuar në 79 dhe deri më tani janë shpëtuar 104 persona, nga mbi 600 emigrantë që kanë qenë gjithsej në bord.

Emigrantët e parë të shpëtuar kanë mbërritur në 12 të mesditës në Kalamata, ku më pas janë informuar autoritetet se në bord kanë qenë dhe tetë gra shtatzëna së bashku me disa fëmijë.

Loading...