Rreth 70 punonjëse të një fasonerie në Fier kanë dalë në protestë pas largimit të tyre nga puna. Ato kanë pohuar se prej më shumë se dy muajsh nuk janë paguar. Më pas ato i kanë larguar nga puna me premtimin se do të rikthehen, gjë që nuk ka ndodhur.
“Pavarësisht përpjekjeve tona të vazhdueshme për të kontaktuar administratorët e fasonerisë, asnjë kontakt nuk kemi pasur me ta“- kanë thënë punonjëset ndërsa theksojnë se zgjidhje nuk kanë gjetur as në zyrën e punës.
Punonjëset e pushuara thonë se duan t’i drejtohen gjykatës. Megjithatë ato pranojnë se nuk kanë mundësi financiare pasi prej muajsh të papaguara jetojmë në kushte mbijetese. Ato kanë kërkuar ndihmën e shtetit për zgjidhjen e kësaj situate.