Gazetari i kronikës Edison Vatnikaj zbuloi nga studio e Revieë në Euroneës Albania, bisedën që ai pati me shtetasen Alma K., gruan e cila shfaqet në videon intime me ish-kryebashkiakun Safet Gjici.
Vatnikaj tha se gruaja ishte e qetë, e pashqetësuar dhe në momentin që folën mëngjesin e kësaj të shtune ishte duke shëtitur qenin e saj.
Gazetari tha se shqetësimi i vetëm për gruan ishin aludimet në media se ishte një person i vendosur qëllimisht.
Ajo shtoi se asgjë nga këto nuk është e vërtetë, por e ka kryer marrëdhënien me dëshirë, pasi prej kohësh kishte një lidhje me ish-kryebashkiakun Gjici.
“Kam komunikuar me gruan. Biseda është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune rreth orës 11 e 26 minuta. I kam shkruajtur dhe më ka marrë vetë mbrapsht në telefon. Ishte duke ëbrë xhiro me qenin me sa më tha. Nga biseda nuk m’u duk e shqetësuar megjithë faktin e publikimit të videos. Kishte vetëm vërejtje për komentet që thonë se është e nxitur, është e SHIK-ut apo është e Berishës, këto komente e shqetësonin më shumë. Ajo më tha që është e drejta e çdokujt të ketë një raport intim. Me zotin Gjici ka pasur prej kohësh një raport intim dhe nuk ishte e shqetësuar fare”, tha gazetari.
Gjithashtu ai shtoi: “E pikëlluar dhe e mërzitur nuk m’u duk, por nga mënyra si tha që nuk mund të ndërhyni në mes të një çifti, si duket mudn të ketë qenë shumë e konsoliduar si marrëdhënie”.