Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të protestojnë ditën e sotme në orën 11:00 përpara Universitetit.
Ata kundërshtojnë diskutimet mes rektorit Gjata, ministrave Kushi dhe Manastirliu, për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve.
Studentët janë kundër punësimit me detyrim aty ku do ministria dhe kërkojnë liri në zgjedhjet e tyre.
Rritja e pagave të mjekëve ishte një nga hapat e parë të propozuar nga qeveria për të frenuar eksodin e mjekëve drejt Gjermanisë.
Universiteti i Mjekësisë ka hartuar një paketë propozimesh për t’i mbajtur në vend ata.
Politikat frenuese do të nisin nga studentët e Mjekësisë. Para se të hyjnë në fakultet do të firmosin kontratën për të punuar së paku tre vjet në Shqipëri.
Edhe diplomën e Mjekësisë do ta marrin vetëm pasi të kenë përmbyllur këtë detyrim. Studentët që nuk pranojnë këto kushte do të paguajnë tarifën e shkollimit njësoj si në vendet e tjera, afro 18 mijë dollarë.
Që nga viti 2016, universiteti i Mjekësisë raporton mbi 1 mijë mjekë të larguar nga Shqipëria, 20% e të cilëve ishin me përvojë dhe në specialitete të ndryshme