Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar të shpallur në kërkim pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë, të cilët e konstatuan duke transportuar emigrantë.
Bëhet fjalë për Kristodhules Molla, 44 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i cili është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga, nga uniformat blu.
44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 3 janar të këtij viti, u ndalua në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke transportuar emigrantë, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Policisë, 44-vjeçari ka tentuar të korruptojë efektivët.
Gjithashtu, ai është larguar me shpejtësi, me automjet, nga vendi i ngjarjes, duke përbërë rrezik për jetën e efektivëve që po kryenin veprimet procedurale për rastin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.