Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se lokali gjatë kohës kur ndodhi ngjarja ka qenë i mbyllur. Ndërkohë thuhet se nga plumbat janë thyer xhamat e lokalit.
Ka qenë pronari i biznesit që ka njoftuar policinë për ngjarjen, kur është përballur me skenën në fjalë. Kuçi raporton mes të tjerash se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, pavarësisht se është raportuar se ka pasur breshëri plumbash. Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë.
“Sot rreth orës 08:00, në lagjen “Kastriot”, pronari i një Bar-Kafeje, ka konstatuar xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mund të jetë qëlluar me armë zjarri gjatë natës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)