Nuk ka të ndalur dhuna në familje, burri i thyen këmbën gruas dhe nuk e çon në spital

Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Burime bëjnë me dije se 55 vjeçarja Diana Mulla është dhunuar nga bashkëshorti i saj, Fatos Mulla, i cili e ka hedhur nga shkallët e shtëpisë private, duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë.

Ngjarja ka ndodhur 6-ditë më parë, teksa është bërë publike vetëm ditën e sotme kur 55-vjeçarja ka shkuar të marrë mjekim në spital.
Bashkëshorti mësohet se e ka mbajtur në banesë me këmbën e thyer deri ditën e djeshme.

55 vjeçarja ka rrëfyer përballë mjekëve dhunën e ushtruar ndaj saj. Ajo raportohet se vuan nga probleme shëndetëasore, pasi ka pësuar paralizë më herët, por vuan edhe nga zemra.

Ajo tregoi se bashkëshorti e dhunonte prej kohësh, ndërsa nuk ka guxuar ta denoncoje për shkak të frikës.

Denoncimi u bë në polici këtë të enjte nga ana 55-vjeçares, ndërsa bashkëshorti Fatos Mulla u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij dhe për tu përballur me veprën penale që do të përcaktohet nga prokurori i gatshëm.

Shkak për shtyrjen është një motiv banal, një gotë vaji sicc thuhet nga ana e të dhunuarës. Përgjatë këtyre ditëve, bashkëshorti nuk e ka lejuar të kontaktojë me familjarët e saj ndërsa bëhet me dije se vajza e vetme e cciftit jeton prej vitesh në Itali.

Loading...