Policia e Tiranës ka arrestuar një 64-vjeçar, i cili duke drejtuar motomjetin është përplasur me një autobus.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Rrugën Bardhyl.
Shtetasi B.A duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij,
dhe është përplasur me një autobus.
Si pasojë është dëmtuar 64-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Loading...