Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku bashkëshorti ka dhunuar gruan dhe e ka hedhur nga shkallët.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ku Fatos Mulla ka dhunuar dhe ka hedhur nga shkallët bashkëshorten e tij, D. Mulla 55 vjeç, e cila ka përfunduar në spital me këmbë të thyer.
Ajo ka treguar se burri ka vite që ushtronte dhunë ndaj saj, teksa tha se debati i fundit ka ndodhur për arsye banal, për një gotë vaj.
Gruaja vetëm sot ka marrë guximin të denoncojë dhunën në polici, ndërsa Mulla është shoqëruar në komisariat.
Loading...