Emisioni i humorit ‘Klanifornia’ përmbylli rrugëtimin e tij. Kjo u bë e ditur nga aktori Julian Deda, i cili përmes një mesazhi tregoi se sot ishte dita e fundit e xhirimeve të emisionit. Ai thotë se në 20 vite karrierë, sot shkoi për herë të parë i mërzitur në punë.
Ai thekson se nuk mërzitet se nuk do ketë më emision, por fakti që nuk do takohet me kolegët që 15 vitet e fundit iu janë bërë si familje.
MESAZHI:
Sot ishte hera e pare ne 20 vite karriere, qe shkova ne pune i merzitur, dola ne skene pa e patur fare mendjen aty. Si asnjehere ne jeten time, doja me shume ikja nga puna, se sa te rrija aty, sepse nuk me behej ti shihja koleget ne sy.
Kisha frike se mos e leshoja veten, kisha shume frike. Sot xhiruam shfaqjen e fundit te Klanifornias. Nuk me merzit fakti qe s’do kete me Klanifornia, se çdo spektakel ka ciklin e vet.
Me prek vetem ideja qe nuk do takohem me çdo dite, siç kam bere keto 15 vitet e fundit me familjen time te dyte, me koleget dhe bashkepunetoret e mi, me te cilet kemi ndare jo vetem skenen, por edhe gezimet dhe hallet e njeri-tjetrit, miqesine qe do jete e perjetshme dhe mbi te gjitha pasionin per profesionin.
I dua te gjithe pa perjashtim, jane pjese e jetes sime dhe sigurisht pjesa me e rendesishme e karrieres sime. Prandaj, sot vetem ju dua t’ju falenderoj, meritoni gjithe duartrokitjen time te zemres. Ju uroj me gjithe shpirt, qe si ju dhe une bashke me ju, te jemi dinjitoz dhe te suksesshem kudo qe te shkojme, ne çdo projekt ne vazhdim. Eshte nder per çdo televizion te kete ne perberjen e tij djem e vajza te talentuar, siç jemi ne, Familja e Madhe e Apartamentit 2xL dhe Klanifornias.